Komesariati ushtarak në Moskë ka njoftuar për mobilizimin e Georgi Golokolenk, 21-vjeçarin me autizëm dhe që vuan nga skizofrenia, i cili ka pranuar ftesë që të shkojë për të luftuar në Ukrainë.
I riu i cili zyrtarisht është shpallur i paaftë në dy vitet e fundit, shkruan Novaja Gazeta, sipas nënës së tij këtë vendim e ka marrë nga autoritetet përkatëse në vitin 2020, transmeton Telegrafi.
Gjykata kishte konstatuar që Golokolenko “nuk është në gjendje të kuptojë disa gjëra dhe të merr përgjegjësi për veprimet e tij”.
Sipas familjarëve të riut, ai nuk mund të flet e as të kujdeset për veten, kurrë nuk ka shkuar në shkollë e as që e ka të përfunduar shërbimin ushtarak.
Mjekja e Golokolenkut, ka konfirmuar se ai është akoma si fëmijë dhe është pranuar si person me invaliditet.
Raste të ngjashme kanë ndodhur shumë në tërë territorin e Rusisë, që kur me dekret të presidentit Vladimir Putin u shpall mobilizimi i pjesshëm. /Telegrafi/