Telegrafi

MLS opsioni i vetëm për Bale në rast të largimit nga Reali

(Foto: Denis Doyle/Getty Images/Guliver)

Gareth Bale prite ta vazhdojë qëndrimin te Real Madridi, duke qenë se asnjë klub nuk mund ta përballojë pagën e tij – raporton AS.

Anësori uellsian nuk bën pjesë në planet Zinedine Zidane, mirëpo ka kontratë edhe për dy vite të tjera me Los Blancos.

Ai nuk është i interesuar të heqë dorë nga paga e tij e majme, ndërsa Reali nuk po arrin t’i gjejë klub që e paguan atë shumë.

(Foto: Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images/Guliver)

Tottenham Hotspurt kishte shprehur interesim ta kthente futbollistin e dikurshëm, mirëpo nuk mund ta përballojë ekonomikisht.

Lexo po ashtu Hakmarrja e Bale: Do të qëndrojë te Reali për t’i marrë 66.5 milionë euro, pasi klubi madrilen nuk e lejoi të shkonte në Kinë

Në këtë mënyrë, në rast të largimit, vetëm ndonjë klub nga MLS mund të jetë i gatshëm që ta paguajë pagën e tij, megjithëse oferta reale nuk ka. /Telegrafi/