Lionel Messi vazhdon të shënojë gola në gjysmëfinale e Ligës së Kampionëve, ndërsa të martën mbrëma e ka mundësinë që t’i përmirësojë akoma më shumë statistikat e tij kundër Liverpoolit.
Në 14 ndeshje të zhvilluara, ai i ka shënuar gjashtë gola (gjegjësisht 0.43 gola për ndeshje) dhe ka dhuruar tri asistime. Mirëpo, nuk ka më së shumti gola për ndeshje.
Cristiano Ronaldo është më i mirë se rivali i tij në këtë fazë të garës më të madhe evropiane për klube.
Në 21 ndeshje të zhvilluara, portugezi i ka shënuar 13 gola (gjegjësisht 0.62 gola për ndeshje) dhe i ka dhuruar dy asistime.
Mirëpo, lojtari me numrat më të mirë në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve është legjenda e Juventusit, Alessandro Del Piero.
Në gjashtë ndeshje të zhvilluara, ai i ka shënuar pesë gola, gjegjësisht 0.62 gola për ndeshje.
/Telegrafi/