Futbollisti argjentinas, Lionel Messi udhëhoqi Inter Miamin në fitoren 2-0 ndaj Real Salt Lake me një lojë të shkëlqyer në hapjen e sezonit 2024 në MLS.
Miku i Messit, Luis Suarez gjithashtu bëri debutimin e tij për klubin e Beckham, dhe ishin dy ish-shokët e skuadrës nga Barcelona që luajtën aksionin pas të cilit Diego Gomez shënoi golin e dytë të Miamit.
Tashmë në minutën e gjashtë, Messi shkaktoi ovacione kur shpëtoi nga dy kundërshtarë duke ia futur topin një herë në këmbë dhe më pas në një aksion të ri vendosi golin e parë të sezonit në MLS.
Classic Leo Messi nutmeg ?pic.twitter.com/Qxx9uF8ZQM
— Leo Messi ? Fan Club (@WeAreMessi) February 22, 2024
Mastergoditja e tij e radhës u bë hit në rrjetet sociale kur në fund të pjesës së parë, ai kaloi me vrull kundërshtarin nga krahu i djathtë dhe u nis drejt mesit.
Megjithatë, në buzë të zonës së penalltisë, ai u përplas me një lojtar kundërshtar i cili po përpëlitej në bar nga dhimbjet dhe më pas pasoi magjia e Messit.
Messi really chipped a player who was down injured ? pic.twitter.com/BN3fpsDjxy
— B/R Football (@brfootball) February 22, 2024
Ai e ka dribluar edhe kundërshtarin e dëmtuar duke e kaluar me një top mbi trup, më pas ka hequr qafe një rival tjetër, por më pas i treti është futur në gjuajtjen e tij.
Lëvizjen e fundit të madhe e bëri Messi në fund të ndeshjes, kur e futi topin në zonën e rrezikut, duke zmbrapsur sulmin e kundërshtarëve dhe më pas ia kaloi Suarezit, i cili më pas asistoi në gol. /Telegrafi/
Beautiful linkup between Messi, Suarez and Gomez to double the lead! pic.twitter.com/vaBtQki3bY
— Leo Messi ? Fan Club (@WeAreMessi) February 22, 2024