Telegrafi

Mjeku palestinezo-amerikan përshkruan “tmerret e trajtimit të të plagosurve të luftës” në Gaza

Një mjek palestinezo-amerikan që kujdeset për palestinezët me lëndime në qytetin jugor të Rafah, ku më shumë se një milion njerëz janë strehuar, ka paralajmëruar se sistemi i kujdesit shëndetësor në Gaza “është shkatërruar plotësisht”.

“Ne jemi në thelb i vetmi institucion i traumës dhe po operojmë jashtë tendave për t’u kujdesur për çdo lëndim si dhe për urgjencat mjekësore”, ka thënë për CNN, Dr. Mohammad Subeh, një mjek i dhomës së urgjencës nga Kalifornia.

Si pasojë, ka shtuar doktori, njerëzit po vdesin nga sëmundje të trajtueshme si diabeti dhe hipertensioni.

“Ne nuk kemi as pastrues plagësh…. Më duhet ta pastroj lëkurën tuaj shumë mirë që të mos prezantoj asnjë infeksion… çdo gjë po ndalet në kufij”, tha ai.

Ai i është referuar kufizimeve të Izraelit për ndihmat që hyjnë në Rripin e Gazës të cilat kanë zvogëluar në mënyrë drastike furnizimet mjekësore në Gaza.

Ai shtoi se kishte pasur një “shkatërrim sistematik të qëllimshëm të çdo elementi të infrastrukturës” në Gaza.

Ndryshe, një numër i madh dhe në rritje i liderëve botërorë paralajmërojnë kundër numrit në rritje të vdekjeve të palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite.

Izraeli ka këmbëngulur se nuk synon qëllimisht civilët. /Telegrafi/