Telegrafi

Mjekët nga Liga Premier paralajmërojnë klubet për lëndime serioze të lojtarëve nëse tentojnë të kompletojnë sezonin deri më 30 qershor

Liga Premier është aktualisht e suspenduar shkaku i shpërthimit të coronavirusit në mbarë vendin.

Të gjitha evenimentet sportive janë shtyrë shkaku i pandemisë botërore dhe ende nuk ka ndonjë datë se kur mund të rikthehen.

Mediat në Angli raportojnë se Liga Premier mund të rikthehet në aksion më 1 maj, mirëpo mjekët i kanë paralajmëruar klubet.

(Foto: Catherine Ivill/Getty Images/Guliver)

Një doktor i ka thënë Daily Mail-it se nëse klubet tentojnë të mbyllin edicionin deri më 30 qershor, lojtarët do të pësojnë lëndime serioze.

“Është një periudhë e shkurt nëse një klub vendos të luajë, të shtunën, të mërkurën, të shtunën. Do të kishte një numër të madhe të lëndimeve”, ka thënë një mjek .

Lexo po ashtu Drejtuesit e Ligës Premier po punojnë për planin e rifillimit të sezonit

“Lojtarëve u duet më shumë kohë për t’u rikuperuar nga një ndeshje dhe për të psuar lëndim janë gjasat e mëdha. Ata që janë rikthyer nga lëndimet, qysh në xhiron e dytë do të lëndoheshin dhe do të mbeteshin jashtë për një kohë të gjatë”, ka shtuar më tej mjeku i prononcuar nga Daily Mail.

Kujtojmë se Euro 2020 është shtyrë deri në vitin tjetër dhe kampionatet evropiane kanë kohë që deri në fund të muajit korrik t’i mbyllin të gjitha ndeshjet. /Telegrafi/