Fermerët në një zonë të Madhia Pradesh të Indisë e kanë gjetur një mi, mbi shpinën e të cilit ishte rritur një bimë.
Dyshohet se brejtësit të lënduar, i ka hyrë në plagë një farë e sojës, e cila ka zënë dhe është rritur, duke pasur ushqim të bollshëm, transmeton Telegrafi.
Videoja e postuar më poshtë, i tregon të pranishmit që përpiqen t’ia largojnë bimën, por duke se ka lëshuar rrënjë thellë në trupin e brejtësit.
Skena e pazakontë, që përfundon me miun që ka ende degën në shpinë, ende nuk është shpjeguar prej ndonjë njohësi të fenomeneve natyrore. /Telegrafi/
https://youtu.be/RjX2ojRza3Q