Site icon Telegrafi

Miu në biskotat serbe (Foto)

Në fakt, një konsumatore në kutinë me biskota ka gjetur një mi. Ajo pohon se biskotat i ka blerë në një dyqan, ndërsa ky produkt, sipas saj, vinte nga shteti fqinj, Serbia, transmeton Telegrafi.

“E shikoja kutinë dhe mendoja se a mund ta shfrytëzoja si garniturë. Për këtë arsye, fillimisht e kontrollova nëse është e dëmtuar. Por, vërejta se në një qoshe ishte e dëmtuar dhe për këtë arsye vendosa ta hap tërësisht. Por më pas hasa në diçka të tmerrshme. Përkatësisht, në një mi”, shkruante lexuesja që dërgoi foton, duke shtuar se produkti ishte prodhim serb.

Pas kësaj autoritetet shtetërore boshnjake kanë filluar hetimet rreth këtij rasti, ndërsa rezultatet e para do të dalin në ditët në vijim. /Telegrafi/

Exit mobile version