Telegrafi

I mituri therë me thikë një person në Pejë

Foto: Ilustrim

Një i mitur ka goditur me thikë një person tjetër, në Pejë.

Në raportin e Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 17:30 në rrugën “Esat Mekuli”, në Pejë.

Siç bëhet e ditur në raport, viktimës i është ofruar ndihma mjekësore dhe sipas raportit mjekësor gjendja shëndetësore e viktimës është stabile.

“I dyshuari i mitur mashkull  kosovar ka goditur me thikë viktimën e mitur mashkull  kosovar, viktimës i është ofruar ndihma mjekësore sipas raportit mjekësor gjendja shëndetësore e viktimës është stabile”, thuhet në raport.

Ndër të tjera në raport thuhet se i dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarjes. Nuk dihet motivi i incidentit. /Telegrafi/