Telegrafi

Misteri i pasurisë së Maradonas: Pas pikëllimit – fillon beteja për trashëgiminë

Gazetari argjentinas që ishte shumë i afërt me Diego Maradonan, Luis Ventura ka raportuar se legjenda e futbollit nuk është se kishte gëzuar një pasuri të madhe.

Sipas tij, legjenda e Napolit nuk kishte lënë asgjë në llogaritë bankare dhe se ndërroi jetë si një person i varfër.

“Ai shpërdoroi pothuajse gjithçka, shkaku i krahëve të shpuar (drogës) dhe ishte plaçkitur shumë nga të afërmit”, ka thënë Ventura.

Lexo po ashtu Flet avokati i infermieres që u përkujdes për Maradonën - thotë se legjenda e futbollit nuk e kishte vdekjen e natyrshme

“Gjithçka që kishte bërë gjatë jetës së tij ishte të pyeste për problemet dhe jepte para. Këtë e kishin shfrytëzuar të afërmit e tij”.

Sipas këtyre fjalëve, pasuria e Diegos nuk ka mbetur për t’u ndarë, mirëpo do të ketë një betejë ligjore për trashëgiminë.

Mund të jetë që miliona dollarët që ai fitoi në vitet e tij si trajner në Dubai ose ato që fitoi si president nderi i Dinamo Brest mund të ishin zhdukur kaq lehtë?

Vajzat, Dalma dhe Giannina , shumë ish-shokë të ekipit dhe miq të tjerë ishin ankuar për vështirësinë e të qenit në gjendje të kontaktonin Diegon në vitet e fundit.

Lexo po ashtu Fillojnë hetimet për vdekjen e Diego Maradonës - ka dyshime në stafin e ambulancës

Faji do të ishte te rrethi i ish-kampionit, i përbërë nga njerëz që kishin fuqi të plotë në menaxhimin e financave dhe marrëdhënieve me botën e jashtme.

Sigurisht, megjithatë, pasuritë e Maradonas nuk janë të kufizuara në 100,000 mijë dollarë në llogarinë e tij rrjedhëse.

Këtyre duhet t’u shtohen bizhuteritë, toka, apartamentet në Buenos Aires, makinat luksoze, investimet në Kubë dhe Itali dhe shkollat ​​e futbollit në Kinë.

Një pasuri e vlerësuar ndërmjet 70 dhe 100 milionë dollarë. Ish-gruaja Claudia , të dashurat e fundit,  Veronica Ojeda dhe Rocio Oliva, vëllezër, motra, fëmijë, nipër e mbesa, plus kreditorë të ndryshëm do të garojnë për pasurinë.

Lexo po ashtu Bënë foto me trupin e pajetë të  Maradonas - punonjësit e funeralit pushohen nga puna

Është e parashikueshme që beteja ligjore të vazhdojë për një kohë të gjatë. /Telegrafi/