Telegrafi

Misteri i antenave pranë Çernobilit: Edhe pse ishin gjigante dhe afër qytetit të populluar, askush nuk e dinte për çfarë shërbenin (Foto)

Një fotograf ka arritur të futet brenda Çernobilit në Ukrainë, dhe të fotografojë disa antena ushtarake të Bashkimit Sovjetik.

Antenat e njohura si Duga 3 në Ukrainë, ishin përdorur nga rusët gjatë vitit 1976-1989, transmeton Telegrafi.

Tani të mbuluara nga ndryshku, këto struktura të metalta vazhdojnë të qëndrojnë brenda Çernobilit të braktisur, pas katastrofës nukleare që ndodhi më 26 prill të vitit 1986.

Fotografi Roman Robroek, 30-vjeç, nga Holanda, ka fotografuar klasat dhe shtëpitë e braktisura brenda të cilave nuk mungonin maskat e gazit.

“Vendosa të udhëtoj për në Ukrainë me qëllim që të mund t’i shoh nga afër antenat Duga 3, dhe mbeta i shokuar se si i gjithë qyteti ishte i rrethuar me ato antena. Ato ishin mbresëlënëse, dhe jam shumë i lumtur që pata rastin t’i shoh nga afër. Ekzistonte një qytet i rrethuar me këto antena, ndërsa banorëve nuk u mungonte asgjë: palestrat, shkollat, kinematë dhe zjarrfikësit… Derisa ato ishin aktive, ishin paraparë të mbeten sekret për opinionin dhe për këtë arsye rreth tyre ishin mbjellë drunj”, ka deklaruar Robroek.

“Ekzistojnë shumë mistere rreth teorive që qarkullojnë lidhur me antenat dhe katastrofën e Çernobilit. Pretendohet se katastrofa e Çernobilit ishte shkaktuar qëllimisht, pasi që eksperimenti me antenat Duga-3 nuk ka funksionuar siç ishte paraparë. Asnjë gjurmë lidhur me këto pretendime nuk ekzistojnë, pasi ndërtesat ku ishin të vendosura këto antena janë zbrazur paraprakisht dhe nuk ka ndonjë pajisje që do ta dëshmonte këtë”, ka shtuar ai. /Telegrafi/