Sipas Sky Sport Italia, ka ende probleme mes Juventusit dhe Sampdorias për transferimin e Patrik Schick.
Lojtari kishte arritur marrëveshje personale para një muaji, ndërsa gjatë një pushimi në Kampionatin Evropian për 21 vjeç, ai erdhi dhe i kreu vizitat mjekësore te ‘Zonja e Vjetër’.
Edhe pse kanë kaluar javë, transferimi ende nuk është zyrtarizuar edhe pse lojtari i ka kryer me sukses testet mjekësore.
Sipas Gianluca Di Marzios ka ende probleme mes klubeve që e mbajnë pezull zyrtarizimin.
Nuk është e qartë se cilat janë çështjet apo si mund të zgjidhen ato, por mund të ketë zhvillime të mëdha gjatë ditëve të ardhshme.
Lojtari çek ishte gjithashtu i lidhur ngushtë me Interin dhe Tottenham Hotspurin. /Telegrafi/