Site icon Telegrafi

Misri, ushqim ideal për të testuar funksionin e zorrëve

(Foto: Lani City Medical)

Nëse dyshoni për probleme dhe sëmundje të tretjes, ekziston një test i thjeshtë në shtëpi që mund ta përdorni për të kontrolluar shëndetin e zorrëve tuaja.

Duke qenë se trupi e ka të vështirë ta tretë misrin, ky është një ushqim ideal për të testuar funksionin e zorrëve, transmeton KP.

Hapi 1:

Mos hani misër për një javë para testit.

Lexo po ashtu Merrni menjëherë probiotik nëse i keni këto simptoma! Cili funksionon më mirë në zorrët dhe cilët nuk duhen blerë

Hapi 2:

Tani hani një grusht misër të ëmbël. Mund ta hani me një sallatë, një vakt më specifik ose vetëm.

(Foto: Prima UK)

Hapi 3:

Vini re kohën kur keni ngrënë misër – është shumë e rëndësishme!

Hapi 4:

Prisni. Mos hani më misër pas kësaj pjese provë. Monitoroni tretjen tuaj dhe kontrolloni jashtëqitjen tuaj.

Lexo po ashtu Zorrët ju kërcasin dhe nuk jeni të uritur? Tri arsye pse ndodh kështu, një arsye nuk duhet ta injoroni!

Hapi 5:

Vini re kohën kur misri u bë i dukshëm në jashtëqitje.

(Foto: Science ABC)

Tretje normale

Nëse nga konsumimi deri në shfaqjen e misrit në jashtëqitje kanë kaluar 24 deri në 36 orë, kjo do të thotë se keni tretje të mirë.

Tretje e përshpejtuar

Nëse misri u shfaq në më pak se 12 orë, tretja juaj po funksionon shpejt. Jashtëqitja juaj është ndoshta më e butë, por kjo nuk duhet t’ju shqetësojë. Kjo do të thotë që ju thjesht e tretni ushqimin më shpejt.

Tretje e ngadaltë

Nëse kanë kaluar 36 ose më shumë orë, ose nëse shfaqet kapsllëku, është e qartë se bëhet fjalë për tretje të ngadaltë. Nëse keni tretje të ngadaltë, pini më shumë ujë, hani më shumë fibra ushqyese përmes frutave, perimeve dhe drithërave të freskëta. Aktiviteti i rregullt fizik gjithashtu ndihmon në përshpejtimin e tretjes.

Lexo po ashtu Gjithçka që duhet të dini rreth virusit të zorrëve te fëmijët
Exit mobile version