Site icon Telegrafi

Misioni pothuajse i pamundur i Barcelonës: Si mund t’i shesin lojtarët që nuk i duan dhe sa është çmimi i tyre

Bordi i ri i Barcelonës ka punë pandërprerë gjatë javëve të ardhshme, pasi presidenti i ri Joan Laporta e di që, në mënyrë që të tërheqë lojtarë si Erling Haaland dhe të ndërtojë skuadër të fortë, duhen para.

Sidoqoftë, me uljen e të ardhurave të klubeve nga pandemia, Barcelona duhet të gjej mënyra që të vijë te paratë.

Marca ia ka hedhur një vështrim disa lojtarëve që mund të largohen, por që mund të jetë e vështirë të heqësh qafe për çmimin që kërkon Barcelona.

Operacioni Pjanic

Miralem Pjanic nuk ka arritur të përshtatet me Barcelonën që nga ardhja e tij verën e kaluar dhe do të transferohet në verë.

Sidoqoftë, ai erdhi për 60 milionë euro, një shumë që asnjë klub nuk është i gatshëm të paguajë, pasi ai vlerësohet 15 milionë euro tani. Pra, kjo shitje duket e pamundur për këto shifra.

Rasti i Griezmann

Nëse Laporta është në gjendje të sjellë Haaland dhe Sergio Aguero , kjo mund të nënkuptojë që Antoine Griezmann nuk d të vesh më fanellën të Barcelonës.

Sidoqoftë, ai erdhi për 120 milionë euro, ndërsa klubi tani kërkon diku rreth 72 milionë euro. Edhe kjo do të jetë një manovër jashtëzakonisht e vështirë për t’u mbyllur.

Një huazim i mundshëm për Coutinhon

Që nga ardhja e tij në klub në janar të vitit 2018, Phillippe Coutinho ka zhgënjyer vazhdimisht.

Ai aktualisht është jashtë dhe i dëmtuar dhe Barcelona mund të kërkojë ta shesë atë gjatë verës.

48 milionë euro do të ishte shumë e pranuar për Barcelonën, por edhe një huazim mund të ndodh.

E ardhmja e Braithwaite

Vlera e Martin Braithwaite ka rënë për 11 milionë euro dhe dëshira e lojtarit është që të vesh fanellën e Blaugranave.

Ai shpesh e ka përsëritur dëshirën e tij për të qëndruar në Barcelona. /Telegrafi/  

Exit mobile version