Telegrafi

Mirror: Presidenti rus ka sulme të kollës

Një burim i paemëruar brenda Kremlinit, pretendon se të gjithë janë duke u brengosur që presidenti rus Vladimir Putin po ka sulme të vazhdueshme të kollës dhe po humb në peshë, madje thuhet se i ka humbur oreksi, shkruan Mirror.

Putin për herë të fundit është parë para masës gjatë vizitës së trupave të mobilizuara, e gjatë vikendit ka qenë në një kontroll të detajuar tek mjekët e tij, transmeton Telegrafi.

Bashkëpunëtorët e tij të ngushtë, siç pretendon ky burim, “janë të brengosur për humbjen e kilogramëve dhe kollës së vazhdueshme, që ka filluar ta vërej pothuajse çdo person”.

Ai tutje pretendon se ata janë të brengosur pasi “që anëtarët e elitës mund ta cilësojnë kollën e Putinit si përkeqësim të gjendjes së tij shëndetësore”.

I njëjti burim thotë se Putin kohëve të fundit ka humbur tetë kilogramë.

“Familjarët dhe mjekët e tij janë të brengosur për sulmet e vazhdueshme nga kolla, humbja e oreksit dhe barnat për dieta të veçanta, që zakonisht i përdorin pacientët në repartet e onkologjisë”, pretendon ky burim në një kanal në Telegram.

Ai theksoi se Putin ditëve të fundit nuk është fare në disponim për shkak të situatës në Ukrainë, dhe se në takimin e fundit me Këshillin e Sigurisë në Rusi, ka fyer dhe sharë rëndë ministrin e Mbrojtjes, Sergei Shoigu.

“Pasi që Shoigu ishte shkyçur nga video konferenca, Putin vazhdoi të bisedojë me përfaqësuesit e lartë ushtarakë, por nuk ka mundur të vazhdoj për shkak të kollës. Atij pas këtij takimi i është ofruar ndihma mjekësore”, pretendon ky burim. /Telegrafi/