Mirlind Daku debutoi me Shqipërinë në barazimin 1-1 ndaj Çekisë në Pragë, ku pas ndeshjes në një prononcim për media nuk mundi t’i ndal lotët.
Sulmuesi nga Gjilani i cili luan në Rusi me Rubin Kazan, ka ndarë emocionet e debutimit me fanellën kuqezi.
“Jam pa fjalë, isha totalisht i emocionuar që arrita të debutoja me Kombëtaren Shqiptare. Ka qenë një moment shumë i mirë për mua dhe familjen time”.
“Lotët? Për këtë arsye luftojmë që të bëjmë krenarë popullin tonë. Kjo është më shumë se një Kupë Bote kur sheh gjithë ata njerëz duke na përkrahur”.
“Rasti? Mendova ta shtyja topin te Bajrami. Por mendova se ishte pozitë jashtë loje dhe vendosa të pasojë te Muja. Nuk deshi Zoti… Shpresoj që ndeshjet e ardhshme do të jemi më syhapur”, ka thënë Daku.
Sulmuesi u fut në lojë në mesin e pjesës së dytë, kur rezultati ishte 1-1. /Telegrafi/