Miriam Cani dhe Arilena Ara ruajnë miqësinë e tyre tash e sa kohë, ndërsa nuk hezitojnë të shpërndajnë edhe fotografi të përbashkëta për fansat e tyre.
Së fundmi, dy biondet simpatike kanë sjellë një fotoportret, të cilin e kanë publikuar në rrjetet sociale.
Fotografia e publikuar në profilin e Miriamit në Instagram ka marrë dhjetëra mijëra pëlqime, derisa ajo e ka shoqëruar thjesht me një zemër.
Ndërkohë, Arilena e ka publikuar në InstaStory me mbishkrimin “E ëmbla ime”.
Një pozë të ngjashme, dy këngëtaret e kishin publikuar edhe në vitin 2019, ndërsa asokohe shfaqeshin pa makijazh. /Telegrafi/