Site icon Telegrafi

Miriam Cani tregon sekretin e suksesit të Era Istrefit (Foto)

Tashmë, suksesi ndërkombëtar i Era Istrefit, është një fakt i pakundërshtueshëm. Kënga e saj më e re “Redrum” po gjen çdo çast e më tepër hapësirë në arenën muzikore ndërkombëtare dhe sigurisht që as kolegët e saj shqiptarë nuk janë indiferentë ndaj këtij suksesi.

Ndoshta mes artistëve mund të ketë edhe xhelozi profesionale, por jo në këtë rast dhe jo për Miriam Canin, e cila komplimenton këngëtaren nga Kosova për rrugën e ndjekur, që sipas saj, e ka çuar në këtë sukses ndërkombëtar.

Lexo po ashtu U shpenzuan afro 200 mijë euro për realizimin e projektit "Redrum" të Era Istrefit (Video)

“Mendoj qe sekreti eshte qe nuk ka bere kompromise duke ndjekur “trendet” e ketij “tregu” me “shpresen” ne “sukses”. Ajo keshtu u prezantua qe nga dita e pare ndaj dhe koha e vleresoi. Te guxosh eshte gjithmone rrezik dhe thike me dy presa por kur suksesi vjen ai eshte i vertete dhe i merituar”, shkruan Miriami.

Postimi i MIriamit për Erën

Miriam Cani, tre vjet më parë, ka qenë pjesë e tregut ndërkombëtar muzikor me këngën e saj “Bring the Rain”, e cila sipas një kontrateje me këngëtaren, jepej në mijëra pika McDonald’s në Gjermani si edhe në shumë radio muzikore Radio Big FM, Kiss FM, Radio Energy, Radio Berlin etj… Ajo gjatë verës së vitit 2014 u pozicionua, siç ka thënë në atë kohë edhe në Top 10 e Music Charts Berlin.

Vitet e fundit, Mirami ka bërë një shkëputje nga muzika duke u përqendruar te vajza e saj Ameli.

Exit mobile version