Këngëtarja e njohur shqiptare, Miriam Cani, për një kohë të gjatë ka qenë pasive në prurjet muzikore.
Por, kjo nuk e ka ndaluar që ajo të përcjell mesazhe inspiruese dhe imazhe nga përditshmëria tek ndjekësit e saj.
Si duket, pas një pauze të shkurtër, këngëtarja ka vendosur të rikthehet, pasi është parë duke punuar në një studio muzikore.
Në një postim në rrjetin social Instagram, bukuroshja bionde është parë para një kompjuteri, ndërsa ishte në shoqërinë e producentit Elgit Doda.
Nuk i dihet ende për ndonjë detaj shtesë të këngës, por Miriami asnjëherë nuk zhgënjen fansat e saj.
Ndërkaq, “Ne Parajse” titullohet projekti i saj i fundit i realizuar para një viti, që ka arritur mbi një milion klikime në platformën YouTube.
/Telegrafi/