Oficerët doganorë holandez u filmuan duke marrë sandviçin dhe sende të tjera ushqimore nga udhëtarët që mbërritën me traget nga Britania e Madhe.
Televizioni publik holandez, Avrotos transmetoi një reportazh që tregonte doganierët me xhaketa fluoreshente dhe me maska mbrojtëse në fytyrat e tyre duke ndaluar automjetet e pasagjerëve dhe ngarkesave, të cilat më pas dëgjuan shoferin duke i kërkuar me zymtësi oficerit të doganave nëse mund të hidhte proshutën dhe të mbante bukën.
“Jo. Gjithçka do të konfiskohet”, u përgjigj oficeri i doganave. “Mirësevini në Brexit, zotëri, më falni”, dëgjohet qartë zëri i zyrtarit ndërsa merr sandviçin e mbështjellë me fletë metalike nga makina e shoferit të hutuar, një shtetas polak që sapo ka ardhur nga Britania, raporton euronews.
Video gjithashtu tregon punonjësit e doganave që marrin ushqim të bërë nga peshku nga një shofer tjetër.
Shoferët britanikë nuk mund të thonë se nuk ishin paralajmëruar. Në dhjetor, qeveria në Londër u përpoq t’u shpjegonte qytetarëve, në shembullin e sandviçëve me proshutë dhe djathë, cilat ushqime nuk do të jenë në gjendje të sjellin në BE pas 1 janarit, kur Mbretëria e Bashkuar lë tregun e përbashkët dhe bashkimin doganor.
Rregullat e reja ndalojnë marrjen e çdo ushqimi që përmban mish dhe produkte qumështi, madje edhe për përdorim personal. /Telegrafi/