Ekipi i xhudos i Kosovës, në krye me trajnerin Driton Kuka kanë vizituar kompleksin memorial të familjes Jashari në Prekaz.
Kosova pati sukses të madh në Lojërat Olimpike “Paris 2024” duke fituar dy medalje: një të argjendtë dhe një të bronztë.
Megjithatë, paraqitjet e xhudistëve kosovarë ishin edhe më të larta dhe merituan më shumë sesa fituan.
Para disa ditësh ata u rikthyen në Kosovë, ku patën një pritje të shtetërore, por edhe nga qytetarët që kishin dal t’i përgëzonin për sukseset e tyre.
Tani, ekipi i xhudos në krye me trajnerin Kuka kanë shkuar për të vizituar kompleksin memorial në Prekaz.
Është vet trajneri Kuka, i cili ka postuar dy fotografi në profilin e tij në Facebook, ku shihet së bashku me ekipin duke u përulur para varrezave.
“Mirëmëngjesi nga Prekazi heroik! Me përulje para dëshmorëve e martirëve të Kombit”, ka shkruar Kuka. /Telegrafi/