Telegrafi

“Mirë se vjen në Kosovë” – Bebe Rexha pritet nga presidentja Osmani

Presidentja, Vjosa Osmani, ka reaguar me një postim në Instagram, për ardhjen e Bebe Rexhës në Kosovë.

Bebe Rexha vjen në Kosovë për herë të parë, për të performuar në Sunny Hill Festival në Prishtinë.

Postimi i presidentes ka qenë i mbushur me krenari kombëtare dhe inkurajime për artistët shqiptarë në botë.

Foto: Vjosa Osmani/Instagram

“Mirë se vjen në Kosovë, Bebe Rexha! Kosova është gjithnjë krenare me sukseset e secilit shqiptar, anekënd botës, të cilët janë kthyer në frymëzim për gjeneratat e reja”, është shprehur Osmani.

Më tutje ajo vazhdoi: “Suksesi i Bebes është shembull i jashtëzakonshëm se çka mund të arrihet me punë e përkushtim! Në datat 25-28 korrik, Prishtina do të jetë nikoqire e yjeve më të suksesshme botërore në Sunny Hill Festival, përfshirë edhe @beberexha, e cila vjen për herë të parë në Kosovë”.

Ky postim tregon mbështetjen e presidentes Osmani për sukseset e artistëve shqiptarë dhe rëndësinë e ngjarjeve si Sunny Hill Festival, në ngritjen e profilit kulturor të Kosovës në skenën ndërkombëtare. /Telegrafi/

Foto: Vjosa Osmani/Instagram
Foto: Vjosa Osmani/Instagram
Foto: Vjosa Osmani/Instagram
Foto: Vjosa Osmani/Instagram
Foto: Vjosa Osmani/Instagram
Foto: Vjosa Osmani/Instagram
Foto: Vjosa Osmani/Instagram
Foto: Vjosa Osmani/Instagram
Foto: Vjosa Osmani/Instagram
Foto: Vjosa Osmani/Instagram