Site icon Telegrafi

Miratohet projektligji për buxhetin

(E plotësuar) Qeveria e Kosovës, pas shumë diskutimeve ka miratuar projektligjin për buxhetin e vitit të ardhshëm.

Ndonëse pati shumë kritika nga disa ministra, Qeveria e miratoi projektbuxhetin prej 1 milardë e 5908 milionë euro.

……
Qeveria po shqyrton buxhetin, parashihen më shumë shpenzime se sa të hyra

Qeveria e Kosovës po shqyrton projektligjin për buxhetin 2016. Prezantimi e këtij projektligji, ministri i financave, Avdullah Hoti tregoi se të hyrat në projektligj janë 1 milard e 5908 milionë, që i bie se është 4 % më i lart se në këtë vit.

Kurse, për shpenzime Hoti tha se janë paraparë 1milard e 680 milionë. Ai ka treguar se ky projektligj është me Fondin Monetar Ndërkombëtar.

Ndërsa, i pakënaqur me këtë buxhet është shprehur ministri i Bujqësisë, Memli Karasniqi, i cili tha se me këtë projektbuxhet, ministria që ai drejton ka 3 milionë euro më pak se sa në vitin 2015.

Ai tha se është vështirë të arrihet të realizohet programi i tij me këtë buxhet prej 46 milionë euro.

Exit mobile version