Site icon Telegrafi

Miratohet liberalizimi i vizave për Kosovën, Rama: Një hap i vonuar padrejtësisht!

Arki

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar sot pas lajmit se Këshilli i Ministrave i Bashkimit Evropian ka miratuar në lexim të parë vendimin për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Në një njoftim në rrjetet sociale, Rama vendimi vjen si një hap i vonuar padrejtësisht.

“Një hap i vonuar padrejtësisht me vite u hodh sot nga BE-ja, e cila më në fund po e heq nga vetja njollën e turpit të trajtimit të Kosovës si të ishte një vend jashtë Europës”, shkruan Rama në Facebook,

Më tej ai ka urua jo vetëm Kosovës, po edhe BE-në për këtë vendim të rëndësishëm për qytetarët e Kosovës.

Kujtojmë se ë 12 janar të këtij viti Komiteti për Liritë Qytetare, Drejtësi dhe Çështje të Brendshme, që shkurt njihet edhe si LIBE, i Parlamentit Evropian, në pikën për Kosovën që ndërlidhet me procesin e liberalizimit të vizave kishte votuar me shumicë dërmuese pro liberalizimit të vizave.

Lexo po ashtu Edhe një hap para, Këshilli i Ministrave miraton liberalizimin e vizave për Kosovën

Ndërkaq, më 14 dhjetor të vitit të kaluar Ambasadorët e Bashkimit Evropian (BE) e kanë miratuar tekstin e kompromisit për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Ekipet negociuese të Parlamentit Evropian dhe kryesisë së Këshillit të BE-së, arritën marrëveshjen për projekt-rregulloren për udhëtimin pa viza për poseduesit e pasaportave të lëshuara nga Kosova.

Institucionet e BE-së ranë dakord që kërkesa për të mos pasur viza për kosovarët do të zbatohet nga data e fillimit të funksionimit të Sistemi Evropian i Informacionit dhe Autorizimit për Udhëtimet (ETIAS) dhe në çfarëdo rasti, jo më vonë se 1 janari 2024. /Telegrafi/

 

Exit mobile version