Site icon Telegrafi

Miranda Kerr po përgatitet të bëhet aktore

Miranda Kerr është njëra nga modelet më të kërkuara dhe që ka qenë në pasarela për Victoria Secret’s dhe Channel, por duket se nuk e ka problem që të devijojë rrugën.

Ajo nuk e ka mohuar që një ditë të bëhet pjesë e ekranit të madh duke pranuar njërën nga ato ftesat të cilat shkojnë rregullisht në adresë të saj për një rol në ndonjë film.

“Kurrë mos thuaj kurrë, por në këtë moment kam shumë angazhime”.

“Në të kaluarën kam pasur shumë kontrata që ma ndalonin të bëhesha pjesë e ndonjë filmi, kam pasur oferta konkrete, por nuk kisha edhe kohë”, ka rrëfyer ajo.

Ish-engjëlli i Victoria Secret’s aktualisht është imazh i Swarkovskit, ndërsa kujdeset edhe për të djalin katërvjeçar, Fly, i cili është fryt i lidhjes me ish të dashurin, aktorin Orlando Bloom. /TCH/Telegrafi/

Exit mobile version