Telegrafi

Mira Murati në mesin e 25 grave më të fuqishme në botë, sipas gazetës Financial Times

Ndikimi – fuqia për të bindur, për të mbrojtur ndryshimin dhe për të imagjinuar mënyra më të mira për të bërë gjërat – merr shumë forma.

Askund nuk është më e qartë kjo se sa në numrin e përvitshëm të revistës Financial Times, gjegjësisht të listës së grave më me ndikim në botë të shkruar nga gratë e tjera të fuqishme në skenën ndërkombëtare.

Revista e ka renditur në mesin e 25 grave më me ndikim në botë edhe shqiptaren Mira Murati.

Lexo po ashtu New York Times shkruan për Mira Muratin, inxhinieren shqiptare që po drejton kompaninë më të madhe në botë të Inteligjencës Artificiale

Kjo e fundit është shefe e teknologjisë së OpenAI dhe gjendet në krye të transformimit të thellë digjital të këtij momenti.

E lindur në Shqipëri, Mira tani jeton në epiqendrën e evolucionit të shpejtë të inteligjencës artificiale, transmeton Telegrafi.

Produktet novatore të OpenAI, ChatGPT dhe Dall-E, kanë rrëmbyer imagjinatën e botës dhe do të ndryshojnë rrënjësisht mënyrën se si ne punojmë, mësojmë dhe shprehemi në mënyrë krijuese, shkruan më tutje gazeta.

Udhëheqja vizionare e Miras shtrihet shumë përtej shkencës dhe kërkimit të modeleve të mëdha gjuhësore në dizajnimin se si të inkorporojmë Inteligjencën Artificiale (AI) në jetën tonë të përditshme.

Lexo po ashtu "U rrita në Shqipëri, një vend i vogël në Evropë" - rrugëtimi mahnitës i inxhinieres shqiptare Mira Murati që transformoi botën me Inteligjencën Artificiale

Si një gjë e rrallë – një grua që drejton një kompani teknologjike – historia dhe lidershipi i Mira-s janë po aq frymëzues sa teknologjia që përcakton të ardhmen që ajo mbikëqyr, vlerëson gazeta.

Ndryshe, Mira për disa ditë ishte CEO e OpenAI pas rikthimit në krye të kësaj kompanie të Sam Altmanit, i cili ishte shkarkuar nga bordi drejtues.

Në listën e 25 grave më me ndikim në botë nga Financial Times përfshihen edhe emra të tjerë si nga skena politike dhe e artit, gjithashtu janë të përfshirë edhe emrat e grave të suksesshme sipërmarrëse.

Kjo është lista e përzgjedhur sipas Financial Times;

Margot Robbie, Beyonce, Barbara Kingsolver, Phoebe Philo, Lola Shoneyin, Alia Bhatt, Shubhra Gupta, Mira Murati, Makiko Ono, Fran Drescher, Lisa Dyson, Carol Tome, Karin Keller-Sutter, Marie-Claire Daveu, Marina Silva, Ursula von der Leyen, Mary Barra, Janet Truncale, Narges Mohammadi, Coco Gauff, Jenni Hermoso, Elizabeth Maruma Mrema, Chen Chien-Jou, Katalin Kariko, Olena Zelenska. /Telegrafi/