Telegrafi

Miqtë këshillojnë Mourinhon ta zgjedh Arsenalin para Real Madridit

Shokët e besueshëm të Jose Mourinhos i kanë kërkuar atij që të zgjedh Arsenalin para një rikthimi të mundshëm te Real Madridi.

Trajneri portugez ka qenë i lidhur me marrjen e detyrës së trajnerit tek klubi nga Emirates dhe ai nga Santiago Bernabeu.

Por, sipas mediumit The Times, njerëzit e afërt me Mourinhon e kanë këshilluar atë për klubin e rij.

Lexo po ashtu Arsenali po e konsideron seriozisht emërimin e Mourinhos

Ky medium shton se ata i kanë thënë portugezit që Topçinjtë do të ishin zgjidhja më e mirë e tij.

Mourinho u largua nga Reali në vitin 2013 pas tre vjetësh në krye nën rrethana të vështira, por Florentino Perez mbetet i dashur për menaxherin portugez.

Lexo po ashtu Formacioni i mundshëm i Mourinhos si trajner i Arsenalit - Tri transferime, Xhaka jashtë

Portugezi dhe familja e tij qëndrojnë në Londër pasi u vendosën atje kur u kthye në Chelsea pesë vjet më parë, gjë që do të bënte një transferim te Arsenali më shumë se të mundshëm.

Motivimi për t’u bërë menaxheri i vetëm për të fituar tituj të Ligës Premier me dy klube të ndryshme mund të shërbejë gjithashtu si një faktor kryesor në vendimin e Mourinhos. /Telegrafi/