Telegrafi

Miqtë ia kanë lidhur frenat me sirenë dhe tërë ngjarjen e kanë regjistruar me kamerë (Video)

Djaloshi nga Arizona e Shteteve të Bashkuara, kur shkoi në mision ushtarak, veturën e la në besim të miqve.

Ata u kujdesën që ajo mos t’i vidhet apo dëmtohet. Por, u kujdesën që vetura të bëjë sirenën, sa herë që shoferi prekë frenat, transmeton Telegrafi.

Me të shkuar tek vetura tij, ata filluan të regjistrojnë dhe të qeshin sapo ai shtypi frenat.

Video e postuar më poshtë, tregon se si ai vozitë nëpër rrugë të hapur, teksa bie sirena sa herë që shtypë frenat. /Telegrafi/