Këngëtaret shqiptare me famë botërore: Rita Ora dhe Bebe Rexha kanë krijuar një raport shumë të mirë dhe miqësor me njëra-tjetrën.
Ato shpesh marrin pjesë në evente së bashku, dhe e mbështesin shumë njëra-tjetrën në rrjetet sociale.
Rita ka paralajmëruar se më 23 nëntor do të publikojë të plotë albumin e saj “Phoenix”, e ndërsa ka publikuar muajin e kaluar këngën e re solo “Let you love me”.
Kjo këngë është pritur shumë mirë nga fansat e këngëtares, dhe për disa javë është duke qëndruar lart në top-listat britanike dhe amerikane.
Bebe Rexha së fundmi ka vendosur të shprehë mbështetje për mikeshën e saj shqiptare, duke publikuar një video në InstaStory, teksa shfaqet duke kënduar këngën “Let you love me”.
Me të parë këtë, Rita e ka shpërndarë postimin e Bebe Rexhës edhe në Instagramin e saj, duke e falënderuar kështu për mbështetjen që i dha.
Diçka të njëjtë kishte bërë edhe Rita muaj më parë, ku kishte shprehur mbështetje në rrjetet sociale për albumin e ri të Bebe Rexhës, “Expectations”.
Duket se dy vajzat shqiptare, janë bërë një shembull i mirë i shoqërisë dhe mbështetjes për njëra-tjetrën. /Telegrafi/