Site icon Telegrafi

Minuta të zjarrta në ndeshjen Juventus – Milani: Ronaldo humb penalltinë, Rebic ndëshkohet me të kuq

Ndeshja Juventus – Milan, e vlefshme për një vend në finalen e Kupës së Italisë, po del të jetë shumë interesante.

Juventusi fillimisht kishte dy raste të mira, por që nuk arritën të shënonin.

Pastaj ndeshja u nxehë edhe më shumë pasi u akorduar penallti me VAR.

 

Ishte minuta e 14-të, ku pas një prekje me dorë të Andrea Contit, gjyqtari Daniele Orsoto vendosi për penallti.

Nga pika e bardhë gjuajti Cristiano Ronaldo, por që goditja e tij u ndal nga shtylla.

 

Por në atë aksion topi i kthye te lojtarët e Juventusit, ndërsa Ante Rebic ndërhyri në Danilon, ku u ndëshkua direkt me karton të kuq.

 

Ndeshja e parë mes Juventusit dhe Milani ishte mbyllur baras 1-1. /Telegrafi/

Exit mobile version