Buxheti është likuid, ndërsa për pagesën e subvencioneve të bujqve nga Ministria e Financave do të pritet të shpallet Vendimi i Gjykatës Kushtetuese. Këtë e theksoi sot ministri i Financave Kiril Minoski, duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve në Ditën e Edukimit Financiar, me ç’rast tha se për momentin nuk ka nevojë për ribalanc dhe për dhënie të euroboneve, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Për momentin nuk ekziston nevojë nga ribalanci i buxhetit, si dhe për eurobone. Ekziston likuidim i mjaftueshëm i tregut vendor dhe pagesa e të ardhurave është në nivel të duhur”, tha Minoski.
Ai shtoi se të dhënat publikohen në ueb faqen e Ministrisë së Financave nga të cilat është e qartë se ekziston likuiditet në buxhet.
Për pagesën e subvencioneve tha se ekziston procedurë e caktuar në Gjykatën Kushtetuese për shpalljen e vendimit dhe pasi të shpallet do të shihet çka përmban./Telegrafi/