Site icon Telegrafi

Minoski: Kriza ndikon ndaj ekonomisë, i domosdoshëm korigjimi i arkës shtetërore

Paqartësia në situatën politike sigurisht do të ketë efekt ndaj ekonomisë dhe aktiviteti ekonomik, për shkak se do të riformohet arka shtetërore, kështu deklaroi ministri i Financave, Kiril Minoski në një intervistë për MIA, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Në tremujorin e parë, edhe krahas aktiviteti solid ndërtimor, ka ulje të bruto-investimeve. Ai kujdes në prag të paqartësisë politike mund të kontribuojë për rritje më të vogël ekonomike nga e pritura.

Ai në intervistën me pikëpamje ndaj situatës politike paralajmëron se duhet të bëhen korrigjime në arkën shtetërore.

‘Edhe krahas politikave të vendosur të shëndetshme ekonomike, kriza politike filloi t’i japë rezultatet. Duhet të bëhen korrigjime në arkën shtetërore dhe ne këtë do ta bëjmë. Ribalanci do të jetë përgjigje ndaj efekteve nga kriza politike, përkatësisht reagim i ngadalësimit të rritjes përmes mbështetjes së konsumit privat dhe investimeve publike. Investime kapitale mbeten në nivel të lartë, më të lartë se vitin e kaluar’, shtoi në mes tjerash Minoski.

Minoski poashtu shtoi se në pajtim me praktikën tashmë të vendosur, si edhe çdo vit edhe këtë vit do të realizohen ngritjet e paralajmëruara të ndihmës sociale në korrik dhe pensioneve në shtator. /Telegrafi/

Exit mobile version