Mino Raiola ka shtuar edhe më shumë zërat se Paul Pogba mund të largohet nga Manchester United me të përfunduar ky sezon.
Agjenti italian ka thënë se tifozët e Juventusit duhet të ëndërrojnë se mesfushori francez mund të rikthehet në Torino.
“Ata duhet të ëndërrojnë, sepse nëse nuk e bëni këtë, atëherë jeni të vdekur. Unë nuk punoj nëpër ëndrra, të kuptohemi, por në botën reale”, ka thënë ai.
“Kjo nënkupton se bëj zgjedhjet e duhura për klientët e mi. Tani nuk është koha për ta thënë se cila do të jetë e ardhmja e Paul”, ka shtuar më tej agjenti i njohur.
Francezi është duke kaluar një nga vitet më të vështira të karrierës së tij, mes dëmtimeve dhe performancës së dobët në fushë.
Madje raportohet se Pogba nuk dëshiron të luajë më për Djajtë e Kuq dhe po e shtynë rikthimin e tij në fushë nën pretekstin se tani është me grip dhe nuk ka të bëjë me lëndim. /Telegrafi/