Raportohet se agjenti Mino Raiola do të jetë sot në Vinovo për tu takuar me krerët e klubit të Juventusit.
“Super-agjenti”, menaxhon disa nga lojtarët më të paguar në botës si Marco Verratti, Zlatan Ibrahimovic dhe Paul Pogba.
Klientët e tij te Juventusi janë Blaise Matuidi dhe Moise Kean, i cili është në huazim.
Mësohet se Raiola i ka ofruar Leandro Fernandesin klubit Bianconer, me 18-vjeçarin që është në fund të kontratës me Paris Saint-Germain.
Pjesë e bisedave do të jetë edhe Kean, për të cilin do të diskutohet se a do të lihet në huazim, apo do të kthehet te Juventusi.
Raiola është edhe agjent i Mario Balotellit, për të cilin drejtori gjeneral i Juventusit, Giuseppe Marotta, kishte thënë se nuk kanë interesim.
Juventusi punon me Raiolan tash e një kohë të gjatë, ndërsa Pavel Nedved dhe Paul Pogba ishin pjesë e klubit në të kaluarën. /Telegrafi/