Telegrafi

Mino Raiola shtyn De Ligtin drejt Real Madridit

Nëse Matthijs de Ligt do të largohet nga Juventusi, atëherë agjenti Mino Raiola do ta shtyj atë drejt Real Madridit. 

Mbrojtësi holandez tashmë kishte qenë i lidhur shumë me Real Madridin, Barcelonën dhe Manchester Unitedin përpara transferimit të tij prej 85.5 milionë eurosh nga Ajaxi te Juventusi verën e kaluar.

20-vjeçari ka bërë 27 paraqitje në të gjitha garat për klubin, duke shënuar dy gola, por zërat për një largim të menjëhershme vazhdojnë të qarkullojnë.

Sipas gazetës spanjolle ABC, agjenti Raiola po e shtyn De Ligt drejt Real Madridit për sezonin e ardhshëm, ku ai do të zëvendësojë kapitenin Sergio Ramos.

Sidoqoftë, Juve duket se nuk kanë ndonjë qëllim të vërtetë për të humbur De Ligtin në verën e ardhshme.

Madje, sipas raporteve të mëdiave angleze, Juventusi nuk preferon as një shkëmbim të mundshëm me mesfushorin e Unitedit, Paul Pogba. /Telegrafi/