Site icon Telegrafi

Mino Raiola në zyrat e Juventusit, flitet për rikthimin e Moise Kean në Torino

Mino Raiola ka qenë gjatë ditës në Continassa për t’u takuar me drejtorët e Juventusit, ku flitet për një kthim të mundshëm të Moise Kean në Torino.

Juventusi u takua me agjentin e Cristiano Ronaldos, Jorge Mendes këtë mëngjes, ku këtij të fundit iu bë e ditur që ylli portugez nuk do të largohej nëse Manchester City nuk plotëson kërkesat e tyre ekonomike.

Gjigantët e Serie A duan të paktën 25 milionë euro, ndërsa Manchester City nuk dëshiron të paguajë për të nënshkruar me ish -yllin e Manchester United dhe Real Madrid.

Moise Kean është përmendur si një nga zëvendësimet e mundshme për CR7 dhe agjenti i tij aktualisht po takohet me Juventusin në Torino.

Raiola u pa në Continassa pasdite dhe sipas gazetarit Nicola Balice të Il Corriere dello Sport, ai do të diskutojë të ardhmen e sulmuesit me “Zonjën e Vjetër”.

Në anën tjetër Sipas Sky Sport Italia shkruan se Raiola nuk do të diskutojë sulmuesin e Evertonit me Juventusin, pasi ai është në Torino vetëm për klientin e tij Wesley i cili mund të largohet nga Bianconerët.

Kean iu bashkua Evertonit nga Juventusi për 30 milionë euro në vitin 2019.

Ai e kaloi sezonin e kaluar në huazim te PSG, duke shënuar 17 gola në 41 ndeshje. /Telegrafi/

Exit mobile version