Telegrafi

Mino Raiola ia tregon Barcelonës tre kushte për mbylljen e transferimit të Erling Haaland

Barcelona po eksploron mundësinë e nënshkrimit të sulmuesit të Borussia Dortmundit, Erling Haaland, teksa po kërkon të forcojë sulmin.

Presidenti i klubit, Joan Laporta, raportohet se është takuar me agjentin e lojtarit Mino Raiola për të diskutuar mundësinë e një transferimi të mundshëm në fillim të kësaj jave.

Raiola ia ka hapur derën Barcelonës për të blerë Haalandin verën e ardhshme.

Megjithatë, agjenti i superyllit thuhet se i ka përmendur tre gjëra që gjigantët katalanas duhet të bëjnë në mënyrë që ta marrin.

Gjëja e parë është që Blaugranët duhet ta konsiderojnë norvegjezin si lider të projektit të tyre në “Camp Nou”. T’i japësh Erling Haaland rolin kryesor është me të vërtetë një ide e mirë. Sulmuesi është tashmë një nga lojtarët më të mirë në botë dhe është dikush që skuadra mund të kërkojë frymëzim.

Kushti i dytë është që sulmuesit të Borussia Dortmundit t’i jepet fanella me numër 9 në “Camp Nou”.

Fanella me numër 9 aktualisht është mbahet nga Memphis Depay. Gjigantët katalanas do të duhet të flasin me holandezin për ta bindur atë të lirojë fanellën.

Së fundi, Raiola gjithashtu raportohet se ka informuar Laporta se Barcelona duhet të sigurojë një vend në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm përpara se të nënshkruajë me Haalandin.

Blaugrana zënë pozitën e tetë në tabelën e La Liga, por ende kanë kohë të mjaftueshme për të përmirësuar pozitën e tyre./Telegrafi/