Mesfushori italian, Marco Verratti është ofruar tek disa klube të mëdha evropiane nga agjentin i tij, Mino Raiola.
Verratti nuk po gjen qetësinë dhe lumturinë e duhur tek skuadra franceze, Paris Saint-Germain.
Që nga transferimi i tij në Ligue 1, gjithmonë është folur për të ardhmen e tij duke u lidhur me një largim të mundshëm.
Skuadrat të cilat kanë qenë më shumë të lidhura me të ishin Barcelona dhe Juventusi, por asnjëra nuk arriti ta transferojë atë.
Por, sipas mediumit Le10Sport, mesfushori italian tani mund të jetë në rrugën e tij drejt largimin nga Parc des Princes.
Agjenti i mesfushorit, Mino Raiola, thuhet se i është afruar klubeve më të mira të Evropës për t’ia propozuar yllin e Italisë.
Manchester Unitedin, Real Madridin dhe Juventusin thuhet se janë duke e lënë derën hapur për një lëvizje të mundshme të Verrattit.
Çmimi i italian besohet rreth 80 milionë euro. /Telegrafi/