Ajo që po ndodh në Palestinë është gjenocid dhe një përpjekje për të shfarosur një popull të tërë, tha ministrja spanjoll për të Drejtat Sociale, duke kërkuar ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me Izraelin.
Duke folur në parlament, Ione Belarra pyeti Partinë Popullore konservatore të Spanjës, e cila shihet si pro-izraelite, nëse ajo “do të pushonte së qeni bashkëfajtore në shtetin gjenocidal të Izraelit”.
“Dhe kjo po ndodh në një kontekst në të cilin shteti i Izraelit ka pushtuar ilegalisht tokën që nuk i përket për dekada, duke vjedhur shtëpi nga palestinezët, duke ngacmuar dhe ushtruar dhunë të përditshme kundër popullit palestinez”, tha Belarra, e cila është liderë e krahut të majtë të partisë Podemos.
Ione Belarraa, Spanish Minister of Social Rights and the 2030 Agenda:
What we are seeing in Palestine is a genocide by Israel. It is ethnic cleansing. It is an attempt to exterminate an entire people.
There is no legitimate war. What the Spanish state must do is clear: cut… pic.twitter.com/ua21QtI7CB
— Clash Report (@clashreport) November 9, 2023
Duke përmendur se palestinezët po përballen me “spastrimin etnik”, ministrja tha se ajo që po shohin këto ditë është “e tmerrshme”, duke iu referuar sulmeve të pamëshirshme ajrore dhe tokësore të ushtrisë izraelite në Rripin e Gazës.
“A jeni dakord me bombardimet masive? Më shumë fëmijë palestinezë u vranë në vetëm një muaj sesa në të gjitha luftërat, në të gjithë botën që u zhvilluan gjatë vitit të kaluar. A i dënoni këto vrasje”, pyeti ministrja.
Belarra tha se ajo që po bën Izraeli nuk është “mbrojtje legjitime”, duke theksuar se shumica e spanjollëve duan t’i jepet fund këtij “gjenocidi”.
“Le t’i prishim marrëdhëniet diplomatike me Izraelin një herë e përgjithmonë”, tha Belarra, raporton aa.
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres pohoi të mërkurën se numri i civilëve të vrarë në Rripin e Gazës tregon se diçka nuk është në “rregull” me operacionet ushtarake izraelite. /Telegrafi/