Reperi Noizy dhe DJ i tij, Crax, u arrestuan në mesnatë gjatë performancës së tyre në një klub në Shëngjin.
Policia e Shqipërisë në një njoftim të shpërndarë në rrjete sociale bëri të ditur se dyshja do të ekstradohen në Kosovë.
Me këtë rast ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, i ka dërguar kërkesë zyrtare Ministrisë së Drejtësisë së Shqipërisë për arrestim të reperit Rigels Rajku.
Këtë e ka konfirmuar për Telegrafin edhe këshilltari i ministres së Drejtësisë, Genc Nimoni.
Arrestimi i tyre në ndërkohë u finalizua nga operacioni policor i koduar ‘Fast”.
Ata u përfshinë në një përleshje me një grup tjetër javën e kaluar, pas performancës së tij në një klub nate në Pejë. Të njëjtit akuzohen për veprën ‘lëndim i rëndë trupor’.
Veç tyre, në kërkim nga Policia e Kosovës është edhe Stresi. /Telegrafi/