Site icon Telegrafi

Ministrja Bajrami nuk i përgjigjet ftesës së Komisionit për raportim mbi masat fiskale gjatë pandemisë

Foto: Arkiv

Raportimi i ministres së Financave, Hykmete Bajrami në Komisionin për Buxhet dhe Transfere për masat fiskale të marra për t’iu përgjigjur situatës me pandeminë COVID-19 dhe për gjendjen e borxhit publik është shtyrë për të mërkurën e ardhshme.

Bajrami nuk i është përgjigjur ftesës edhe pse kishte deleguar zëvendësin e tij Agim Krasniqin.

Në këtë Komision është duke u shqyrtuar Projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim lidhur me financimin e programit për sigurimin e ujit.

Ndërsa, në rend dite është edhe shqyrtimin e Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes Kornizë për kredi ndërmjet Bankës për Zhvillim të Këshillit të Evropës dhe Kosovës – instrumenti për financim të sektorit publik për reagim të shpejtë ndaj COVID-19.

Lexo po ashtu Bajrami raporton për gjendjen e borxhit publik

Po ashtu Projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë për likuiditet të urgjencës së infrastrukturës vitale, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

Si dhe shqyrtimi i Projektligjit për Ratifikimin e Kontratës Financiare ndërmjet Kosovës dhe Bankës Evropiane për Investime për Projektin e Impiantit të Ujërave të Zeza në Gjilan.

Exit mobile version