Site icon Telegrafi

Ministrja Bajrami e huqi me Bankën Botërore

Kosova ka rënë për dy pozita më poshtë në renditjen e re të të bërit biznes të Bankës Botërore.

Gjatë vitit 2015, Kosova ka mbajtur pozitën e 64-të derisa në vitin 2016 do të jetë në vendin e 66-të, duke bërë që të renditet ne dy pozita me poshtë, siç shihet në faqen zyrtare të këtij institucioni.

Por, ajo që e bën këtë lajm edhe më të hidhur është përpjekja e ministres Bajrami që ta prezantojë si lajm të mirë.

Ministrja në profilin e saj në Facebook ka shkruar se Kosovë është ngritur edhe këtë vit.

Exit mobile version