Sipas Ministrit të Forcave të Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar, Leo Docherty, mbi 450 mijë personel ushtarak rus janë vrarë dhe plagosur në Ukrainë.
Docherty tha se përveç të vrarëve, dhjetëra mijëra njerëz kanë braktisur ushtrinë ruse që nga fillimi i luftës në shkurt të vitit 2022.
Gjithashtu, ai theksoi edhe se ende nuk dihet shifra e saktë e trupave që janë vrarë duke shërbyer në kompani ushtarake private ruse si Wagner, shkkruan skynews, përcjell Telegrafi.
Duke e kthyer vëmendjen te armët, Docherty tha se mbi 10 mijë automjete të blinduara ruse, duke përfshirë gati 3 mijë tanke luftarake, 109 aeroplanë luftarak, 136 helikopterë, 346 mjete ajrore pa pilot, 23 anije detare dhe mbi 150 sisteme artilerie ruse janë shkatërruar nga Ukraina në më shumë se dy vjet.
Ndryshe, një deklaratë mbi rusët e ka lëshuar edhe Ministria britanike e Mbrojtjes.
Ajo ka njoftuar se është rritur numri i meshkujve rusë me aftësi të kufizuara.
Since 2023, there’s been a record 30% increase in Russian men aged 31-59 with disabilities.
Russian demographers claim the increase is most likely due to the growth in military casualties following the invasion.
?? #StandWithUkraine pic.twitter.com/lLG9uf3VVE
— Ministry of Defence ?? (@DefenceHQ) April 28, 2024
Bëhet e ditur se që nga viti 2023, ka pasur një rritje rekord prej 30 për qind të meshkujve rusë të moshës 31-59 vjeç me aftësi të kufizuara.
Në të dhënat e siguruara nga Ministria e Mbrojtjes, një vit më parë Rusia kishte 2.17 milionë burra me aftësi të kufizuara.
Por, siç raportohet, rritja e numrit të tyre i atribuohet rritjes së viktimave ushtarake. /Telegrafi/