Telegrafi

Ministria ukrainase e Mbrojtjes: Ushtari ynë shkatërron pesë tanke ruse në një betejë – i godet me Javelin

Ministria ukrainase e Mbrojtjes ka publikuar videon, ku shihet siç thonë ata një ushtar i brigadës së 79-të, me predhat anti-tank Javelin arrin të shkatërroj pesë tanke ruse.

“Ushtari ukrainas, njohës i mirë Javelinit, shkatërron pesë tanke ruse gjatë një beteje”, thuhet përbri videos së publikuar, transmeton Telegrafi.

“Kjo armë amerikane në duart e ukrainasve bën mrekulli. Në total, forcat e armikut kanë humbur pesë tanke dhe shtatë mjete tjera të blinduara në këtë betejë”, u tha ndër tjera nga ministria e Mbrojtjes në Ukrainë.

Përmes kësaj videoje, Kievi dëshiron t’i tregojë botës së Vladimir Putini e kishte shumë gabim, kur tha se për tri apo katër ditë do të arrijnë të pushtojnë Kievin.

Madje kanë kaluar një vit dhe ushtria ruse akoma nuk po arrin të ketë nën kontroll ndonjë qytet të madh në Ukrainë, kurse humbjet e saj janë shumë të mëdha si në njerëz ashtu dhe në makineri luftarake. /Telegrafi/