Ministria ukrainase e Mbrojtjes në mënyrë figurative e ka përshkruar sulmin raketor të mbrëmshëm në Ukrainë, që shkaktoi ndërprerjen e energjisë elektrike në më shumë se 100 vendbanime, përfshirë kryeqytetin – Kievin.
“Me rastin e Natës së shtrigave, Rusët vendosën të kryejnë dhe një sulm terrorist me raketa. Por nesër është dita e shenjtorëve. Shën Javelini dhe Shën HIMARS-i do të mbizotërojnë mbi shpirtrat e ligjë”, thuhet në kumtesën e ministrisë së Mbrojtjes, transmeton Telegrafi.
Kujtojmë që Javelin është një predhë antitank, të cilën vendet e perëndimit ua dhuruan ukrainasve.
Në anën tjetër HIMARS është sistem i avancuar raketor amerikan, që gjithashtu është dërguar në Ukrainë për t’iu kundërvënë agresionit rus.
Rusia është duke vazhduar sulmet raketore mbi infrastrukturën energjetike të Ukrainës, me qëllimin e vetëm – t’i lë banorët e atjeshëm pa rrymë në ditët e ftohta të dimrit. /Telegafi/
On the occasion of Halloween, the russians decided to carry out another act of missile terror.
But tomorrow is All Saints' Day.
Saint Javelin and Saint HIMARS will subdue the evil spirits.— Defense of Ukraine (@DefenceU) October 31, 2022