Ukraina pretendon në raportin e saj të fundit mbi humbjet ruse se rreth 46,500 ushtarë rusë janë vrarë që nga fillimi i luftës më 24 shkurt.
Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës shton se janë shkatërruar 1939 tanke, 4254 automjete të blinduara luftarake dhe 234 aeroplanë ushtarakë.
Ministria publikoi përditësimin në Twitter me një citim nga Richard III. William Shakespeare.
"Put in their hands thy bruising irons of wrath,
That they may crush down with heavy fall
The usurping helmets of our adversaries."
William Shakespeare, Richard IIITotal combat losses of the enemy from Feb 24 to Aug 27: pic.twitter.com/2XVqG0kJUA
— Defense of Ukraine (@DefenceU) August 27, 2022
“Vëre në duart e tyre hekurin e zemërimit tënd, që të shtypin me një rënie të rëndë helmetat uzurpuese të kundërshtarëve tanë”, shkruan ata.
Rusia nuk ka dhënë përditësime të vazhdueshme për humbjet e saj që nga fillimi i luftës në shkurt, dhe nuk është e mundur të verifikohen në mënyrë të pavarur këto pretendime.
Ndryshe, Rusia ka vazhduar me bombardime edhe mbrëmë duke shkaktuar viktima dhe dëme materiale. /Telegrafi/