Ministria ruse e Mbrojtjes ka njoftuar se ky vend është sulmuar me 158 dronë në rajone të ndryshme.
Rusët pretendojnë se kanë arritur të rrëzojnë të gjithë dronët, derisa video të ndryshme amatore shfaqin zjarret në rajonet e ndryshme, transmeton Telegrafi.
“Gjatë natës 46 dronë janë interceptuar dhe shkatërruar mbi rajonin e Kurskut, 34 tjerë në Bryansk, 28 në Voronezh, 14 në Belgorod, 8 në Ryazan, 2 mbi qytetin e Moskës, 7 në rajonin e Moskës, 5 në Kaluga, 4 në Lipetsk si dhe 3 në Tula”, u tha nga ministria ruse e Mbrojtjes.
Dy dronë tjerë pretendohet se kanë sulmuar në Tambov dhe Smolensk, kurse deri më tani nuk dihet nëse ka dëme materiale apo viktima.
Javë më parë forcat ruse kryen një prej sulmeve më të mëdha në territorin ukrainas, duke goditur trafo-stacionet e energjisë elektrike.
E ukrainasit ishin zotuar se do të hakmerren për këtë sulm, për të cilin thanë se do të marrë përgjigjen e duhur. /Telegrafi/
❗️🇺🇦⚔️🇷🇺 – Ukrainian drones successfully struck the Konakovo Power Station, a natural gas facility located just outside Moscow, this evening.
The power station is now engulfed in heavy flames. pic.twitter.com/hv2d9lG7hk
— 🔥🗞The Informant (@theinformant_x) September 1, 2024
Large drone attack over Moscow
"Firefighters left for the Moscow oil refinery in Kapotnya after receiving information about a fire, the call was a level 5 emergency, emergency services reported," TASS
Also, local residents claim that the Kashira State District Power Plant was… pic.twitter.com/DWq5TXpAuM
— PS01 △ (@PStyle0ne1) September 1, 2024