Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës u tall sot me marinën ruse pasi ata pranuan se luftanija e tyre kryesore Moskva u fundos në Detin e Zi.
Në një mesazh në rrjetin social Twitter, ata në mënyrë sarkastike i kanë ofruar një zgjidhje marinës ruse se si të shpëtojnë anijet e tjera.
“Ministria e Mbrojtjes së Ukrainës i kujton Marinës ruse se ngushticat e Detit të Zi janë të mbyllura vetëm për hyrje. Për pjesën e flotës suaj që mbetet në sipërfaqe, ka ende një zgjidhje”, thuhet në një deklaratë në rrjetin social.
Ndryshe, Ministria ruse e Mbrojtjes konfirmoi se anija u mbyt pasi që ajo humbi stabilitetin për shkak të dëmtimit të trupit në saje të një zjarri pas shpërthimit të municioneve”. /Telegrafi/
The Ministry of Defence of Ukraine reminds the russian navy that the Black Sea straits are closed for entry only. The part of your fleet that remains afloat still has a way out.
— Defense of Ukraine (@DefenceU) April 15, 2022