Ministria e Jashtme e Ukrainës, pretendon se mbi 14 mijë ushtarë rusë janë vrarë gjatë 24 ditëve të pushtimit rus.
Kjo ministri thotë se 14.400 ushtarë rusë janë vrarë në Ukrainë, nga fillimi i pushtimit të këtij vendi, transmeton Telegrafi.
Ndër tjera është thënë se mijëra pajisje ushtarake të Rusisë kanë humbur ose janë shkatërruar nga ushtria ukrainase.
Sipas postimit të fundit të kësaj ministrie në Twitter, 95 aeroplanë rusë janë shkatërruar, 115 helikopterë, 1.470 mjete të blinduara si dhe 213 sisteme artilerike.
E informacione të tilla mbi humbjet e shkaktuara gjatë luftimeve të ashpra Rusia nuk i publikon, por edhe nëse e bën tenton t’i fsheh të dhënat e sakta.
Në anën tjetër inteligjenca amerikane vlerëson se 3 mijë deri në 10 ushtarë rusë mund të jenë vrarë, e mijëra tjerë janë plagosur gjatë luftimeve me ushtrinë ukrainase. /Telegrafi/