“Për subvencionet direkte në 2017, qeveria ka siguruar 100 milionë euro. Por për shkak të ndryshimit të Kodit Zgjedhor pas zgjedhjeve të fundit parlamentare, erdhi deri tek pengesa për pagesën e tyre. Pas marrjes së mendimit pozitiv nga Komisioni Anti-korrupsion, pagesa e suvvencioneve do të vazhdojë ditëve në vazhdim. Kështu deklaruan nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujësjellësit, si reagim i deklaratës së sotme të Ljupço Nikollovski, nga LSDM-ja, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Nga Ministria e Bujqësisë thonë se do të respektojnë rregullat ligjor, me çka vitin e kaluar tre herë u pengua pagesa e subvencioneve për shkak të shtyrjes së zgjedhjeve parlamentare.
Ata gjithashtu thonë se gjatë vitit të kaluar bujqëve u janë paguar 5 miliardë e 500 milionë denarë, ose 98% nga fondet e siguruara./Telegrafi/